Argjentina s’po pranon të luajë në 'Bernabeu'
Ndeshja “Finalissima” rrezikon të anulohet ose të shtyhet këtë muaj, pasi kombwtarja e Argjentinws dhe ajo e Spanjws nuk po arrijnë marrëveshje për vendin ku do të zhvillohet.
Fillimisht, ndeshja ishte planifikuar të luhej në Doha, por tensionet në rajon kanë bërë që organizatorët të kërkojnë një stadium tjetër.
Organet drejtuese të futbollit, UEFA dhe CONMEBOL, kishin rënë dakord që ndeshja të zhvendosej në “Bernabéu”, me mbështetjen e Federatws Mbretwrore tw Futbollit tw Spanjws dhe klubit Real Madrid.
Megjithatë, Federata e Futbollit e Argjentinws e ka refuzuar këtë ide.
Presidenti i saj, Claudio Tapia, deklaroi për “Cadena SER” se dëshiron që ndeshja të luhet në “Estadio Monumental” në Buenos Aires, sepse sipas tij zhvillimi i ndeshjes në Spanjë do t’i jepte avantazh vendasve.
“Spanja dëshiron që ‘Finalissima’ të luhet në Spanjë, ndërsa unë dua që të luhet në ‘Monumental’”, tha ai.
Aktualisht po diskutohen tri mundësi: zhvillimi i ndeshjes në “Bernabéu”; zhvendosja në një qytet tjetër si Lizbona ose Roma; ose shtyrja e ndeshjes për një datë tjetër.
Gjetja e një stadiumi të lirë në këtë fazë është e vështirë, prandaj shtyrja duket aktualisht opsioni më i mundshëm.
Sipas “Cadena COPE”, në nw Federatwn spanjolle ekziston edhe ndjesia se Argjentina nuk është shumë e interesuar ta luajë këtë ndeshje.
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, dëshiron të zhvillojë dy ndeshje miqësore para Botërorit, por aktualisht nuk është e sigurt nëse do të zhvillohet edhe ndeshja e planifikuar me kombwtaren e Egjiptit.
Për këtë arsye, federata spanjolle po kërkon dy kundërshtarë të rinj për pauzën e kombëtareve në mars, në rast se “Finalissima” nuk zhvillohet.
(Kosova Sot Online)
