Spanja dominon në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve
La Liga është kampionati me përfaqësimin më të madh në çerekfinalet e UEFA Champions League këtë sezon.
Nga tetë skuadrat çerekfinaliste, tri vijnë nga elita spanjolle: Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid.
Madje, është e sigurt se të paktën një ekip spanjoll do të jetë në gjysmëfinale, pasi në këtë fazë Barcelona do të përballet me Atletico Madrid.
Në anën tjetër, Premier League ka pësuar një “filtrim” të madh. Nga gjashtë skuadra që ishin në fazën e 1/8 së finales, tashmë kanë mbetur vetëm dy: Arsenal dhe Liverpool.
Jashtë garës kanë mbetur Chelsea, Manchester City, Tottenham Hotspur dhe Newcastle United, të cilat u eliminuan në fazën e kaluar.
Ndërkohë, Bundesliga përfaqësohet nga Bayern Munich, Ligue 1 nga Paris Saint-Germain, ndërsa Primeira Liga nga Sporting CP.
(Kosova Sot Online)
