“Ke mundur kancerin”, ja si reagon vogëlushi pasi nëna i jep lajmin (Video)
Një mama kthehet në shtëpi dhe njofton të birin se ia ka dalë të mundë kancerin.
Pas takimit me onkologun, nëna kthehet e lumtur në shtëpi dhe njofton të birin, Ben, se pas 1167 ditësh terapi, në trupin e tij nuk ka më asnjë qelizë kancerogjene.
Fillimisht, vogëlushi nuk e beson atë që thotë mamaja, por pak sekonda më vonë nuk i përmban dot emocionet dhe hidhet përpjetë nga gëzimi.
Reagimi i tij është i paçmim.
(Kosova Sot)