![Në këtë vend avionit i shpërthen goma teksa ngrihej në fluturim](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/06/200x200_avion-600x3601686068584.webp)
Publikohet momenti kur zjarrfikësi i propozon martesë partneres
![Publikohet momenti kur zjarrfikësi i propozon martesë partneres](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/02/auto_sdfdfdfdsfsd1714657946.jpg)
Ky është momenti plot emocione kur një zjarrfikës i sapo diplomuar i propozon të dashurës, para shumë të pranishmëve që ishin mbledhur për të parë paradën e të sapo diplomuarve në departamentin e zjarrfikësve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ishte departamenti i zjarrfikësve nga Mançesteri i Anglisë, që shpërndau videon në rrjetin social X të zjarrfikësit të ri të quajtur James.
Gjatë paradës ai vendosi që këtë moment ta bëjë edhe më të paharrueshëm, duke i propozuar martesë partneres së tij Melissa.
Kjo ceremoni shënonte përfundimin e kursit disamujor për zjarrfikës, dhe diplomimin si pjesëtari më i ri në këtë departament.
Partnerja e tij as që ishte e vetëdijshme se çfarë e priste, kur partneri i saj iu afrua dhe u gjunjëzua para saj duke mbajtur në dorë unazën.
Ajo mbuloi sytë nga emocionet e të pranishmit filluan të duartrokasin kur çifti shkëmbyen puthje.
(Kosova Sot Online)