Skandal në procesin mësimor të Kosovës: Mësimdhënsi kosovar pa fije turpi e puthi një nxënëse

  • A.P /
  • 21 April 2024 - 12:12
Skandal në procesin mësimor të Kosovës: Mësimdhënsi kosovar pa fije turpi e puthi një nxënëse

Valentin Selmanaj, arsimtari i edukatës fizike i cili puthi një nxënëse të klasës së shtatë pa dëshirën e saj në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, në qershor te 2023, është dënuar më 15 vjet burg dhe asnjëherë më ligjërim në shkollë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Shikoni videon në vijim...

Sipas mediave, arsimtari Selmanaj, pas një bisede shumë të shkurtë me nxënësen e puthë atë, po, ky nuk po del të jetë rasti i vetëm kur ai e sulmoi seksualisht atë.

Në bazë aktgjykimit të Gjykatës Themelore e Pejës, i pandehuri sjellje jo te hijshme pati dy herë brenda tri ditësh, në datat 5 dhe 8 qershor 2023.

“I pandehuri V.S, është shpallë fajtor për veprën sulm seksual si dhe veprën penale kanosja, për të cilat vepra i është shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vite e gjashtë (6) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, e në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 12.06.2023 e tutje”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

(Kosova Sot Online)