Momenti dramatik kur nënës i ikën nga duart karroca me fëmijën (Video)
Në Kinë është filmuar një moment dramatik, kur nënës i ikën karroca nga dora dhe fëmija është rrotulluar në shkallët lëvizëse, së bashku me karrocë.
Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare dhe shihet gruaja që e shtyn mjetin lëvizës, derisa e humb kontrollin dhe e lëshon nga duart.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar karrocën teksa rrotullohet dhe bie në fund të shkallëve.
Nuk dihet për fatin e vogëlushit apo identiteti i tij pasi nëna e ka marrë fëmijën dhe është larguar me vrap.
(Kosova Sot)