Ja si feston gjyshja 100-vjetorin e lindjes(Foto/Video)
Kur vjen puna te kërcimi, mosha nuk është një limit. Këtë e ka vërtetuar edhe kjo gjyshe, e cila ka festuar ditëlindjen e saj të 100 nën ritmin e këngës “Makarena”.
Doreen Vickery është nga Gravesend i Britanisë. Siç shihet edhe në video, ajo ka argëtuar familjarët dhe miqtë me performancën e saj,shkruan dailymail,transmeton “Kosova Sot Online”.
Nga filmimi 100-vjeçarja duket duke lëvizur belin dhe duke kënduar teksa kërcen sipas muzikës. Videoja është publikuar online nga djali i saj, 70-vjeçari Michael Vickery.
Ai ka treguar se i vendosëm asaj këngën e “Makarenës” pasi në një udhëtim me kroçera rreth 15 vite më parë ajo kishte filluar ta kërcente atë. Michael shton se mamaja e tij ka filluar të këndojë e kërcejë prej Luftës së Dytë Botërore për ushtarët britanikë.
(Kosova Sot)