Pse zogu u habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë?

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 11:36
Pse zogu u habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë?

Policia në një qytet në Mbretërinë e Bashkuar ka mbetur e habitur nga imitimi aq i mirë i një zogu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

Sipas mediave të huaja, imitimi ishte “aq i saktë” sa i la oficerët të besonin se diçka nuk po shkonte me veturat e tyre, pasi zogu tingëllonte pothuajse identik me sirenën e policisë.

 

Videoja e imitimit është publikuar menjëherë në rrjete sociale nga ekipi i policisë dhe është bërë virale.

Disa përdorues e kanë identifikuar zogun si Starling, zog i zi, trupmadh me bisht të shkurtër.

Thuhet se ata janë në gjendje të imitojnë edhe tinguj të ndryshëm si motoçikleta dhe zogj të tjerë.

(Kosova Sot Online)