A është normal një arrestim i tillë? (Video)
Një qytetar ka filmuar momentin e arrestimit të një shoferi, ku pas nxjerrjes nga makina ka qëndruar i shtrirë rreth 20 minuta.
Arrestimi ka ndodhur 2 ditë më parë në rrethrrotullimin e sheshit “Shqiponja” në Tiranë.
A ju duket e drejtë sjellja e policëve, transmeton mapo.
Ky zhvillim vjen një ditë pasi avokati i vëllezërve Aliko nga Lazarati, në mënyrë të habitshme justifikoi dhunën e policëve ndaj tyre, pas arrestimit me dyshimin se kanë vrarë një efektiv të forcave RENEA.