200 mijë njerëzve u rrezikohet jeta në Kaliforni nga përmbytjet (Foto/Video)
Gati 200.000 njerëz janë evakuuar nga autoritetet e Kalifornisë. Kjo pasi një digë në Oroville ka pësuar kolaps kështu duke rrezikuar të përmbys një qytet të tërë brenda vetëm 1 ore.
Situata e rrezikshme shkaktoi Gardën Kombëtare të Kalifornisë që të ndezin alarmain për 23.000 ushtarë dhe aviator që të jenë të gatshëm në rast nevoje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Hera e fundit kur është lëshuar një alarm I tillë ka qenë në trazirat e vitit 1992.
(Kosova Sot)