Kjo është melodia më e vjetër e gjetur në botë (Video)
Kënga u gjet e shkruar në pllakën e lashtë prej balte në Sirinë e sotme.
Këngët hurite janë koleksione muzikore të gdhendura në pllaka argjili të gjetura dhe të gërmuara në qytetin antik të Ugarit, në atë që është tani Siria (Ras Shamra moderne). Analiza e pllakës ka rezultuar se është e vjetër rreth 3400 vite.
Në një prej pllakave është himni hurit Nikal, i cili sot konsiderohet si vepër muzikore e përfunduar zyrtarisht më e vjetër në botë.
Raporti për gjetjen mbeturinave dhe vetë pllakës për herë të parë është publikuar nga Emmanuel Laroche, profesor universitar dhe ekspert për gjuhët e Anadollit të lashtë.
Versioni modern i këngës nga shkrimet e vjetra është egzekutuar nga Michael Levi në lirë. Autori i "Himna hurrian nr. 6" është i panjohur, por melodia është interpretuar nga Dr Richard Dambril.
Dëgjoni si tingëllon kënga më e vjetër:
(Kosova Sot)