Kjo është aryeja pse Kim Jong Un nuk po frikësohet nga sulmet bërthamore (Foto/Video)
Këto fotografi tregojnë pjesën e brendshme të metros Pyongyang 360 këmbë nën tokë, e cila do të mund të shërbej edhe si mbulesë në rast të ndonjë lufte nukleare me SHBA-të, transmeton Kosova Sot Online.
Në fotografi shihen njerëzit e komunitetit duke përdorur sistemin më të thellë nëntokësor të trenit, i gjatë 18 milje brenda kryeqytetit të Koresë Veriore.
Puna e konstruktimit të këtij projekti ishte filluar në vitin 1968 dhe u inagurua në vitin 1973 nga Kim II Sung, gjyshi i diktatorit aktual Kim Jong-un.
E megjithëse është një metro e trenit ai mund të shfrytëzohet edhe si mbulesë e sigurt në rast të shpërthimit të një lufte nukleare me SHBA. Më herët, gjatë këtij viti, një prej zyrtarëve të stetit kishte deklaruar se shteti i tyre nuk frikësohet nga Amerika dhe mbase i është referuar kësaj metroje.
Këto fotografi u shkrepën nga Eric Lafforgue dhe tregoi se kishte 17 stacione në dy linjat vajtje- ardhje.
“Çdo stacion e ka emrin sipas ndonjë revolucioni: Komrad, Ylli i Kuq, Lavdi, Liri, Fitore, Parajsë... dhe jo të emëruar sipas vendit ku realisht ndodheni. Të zbritni 120 metra nën tokë nuk merr shumë kohë, vetëm disa sekonda, dhe të ngjason me filma kur i dëgjon këngët patriotike gjithandej.” tregoi ai.
(Kosova Sot)