Tmerr në Finlandë, sulmohen me thikë disa persona, kapet agresori (Video/Foto)
Policia njofton se agresori është tashmë në paraburgim, i plagosur në këmbë, ndërkohë që u dha edhe njoftimi paralajmërues për njerëzit përreth që të evitonin kalimin nga qendra e qytetit.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur në zonën e sheshit “Puutori-Market”. Pamjet nga vendngjarje tregojnë një trup të shtrirë përtokë dhe të mbuluar dhe dyshohet të ketë vdekur, megjithëse nuk konfirmohet ende zyrtarisht ndonjë viktimë. Raportimet paraprake theksojnë se ai kishte thirrur “Allahu Akbar” në momentin e sulmit.
(Kosova Sot)