Vozitja e shpejtë dhe patentë shoferët e dyshimtë, shkaktarë të aksidenteve (Video)
Kohëve të fundit janë rritur aksidentet me pasojë tragjike, sidomos pas ardhjes së bashkatdhetarëve ku rritet edhe fluksi i veturave në Kosovë. Shoferët e papërgjegjshëm, rrugët e këqija dhe dhënia e patentë shoferëve në mënyra të dyshimta dhe korruptive janë ndër shkaktarët e aksidenteve të mëdha në Kosovë. Të anketuarit thonë se kjo ndodhë kryesisht nga pakujdesia, vozitja dhe lëshimi i lejeve pa meritua
Ilir Bajri thekson se arsyet janë plot,por më kryesorja, me siguri është infrastruktura, kualitete i rrugëve mënyra e organizimit të rrugëve. “Jam i prirë të besoj që edhe ligjëruesit që përgatisin vozitësit e ri kanë përgatitje që lënë shumë për të dëshiruar”.
Ndërsa Riza Krasniqi thekson sepikësëpari qytetarëve iu mungon edukata e mirësjelljes në komunikacion, edukata e respektit, pastaj kushtet në të cilat janë rrugët, komunikacioni është shumë i dendur, ngarkuar.” Problemi qenësor është se nuk respektohen rregullat në komunikacion, shpejtësia është faji kryesor”, ka theksuar ai.
Tafil Gashi shprehet se ne nuk kemi rrugë këtu në Kosovë si janë duke drejtuar vozitësit vetura. Madje, sipas tij, edhe lëshimi i lejeve për vozitje po bëhet shkel e shko, dhe shtron pyetjen se si mund të marrë dikush një leje vozitje për një javë?
Ndërsa Albert Vokshi, thekson se aksidentet ndodhin kryesisht nga pakujdesia, vozitja dhe lëshimi i lejeve pa merituar. “Pastaj edhe shumë faktorë tjera që po vjen deri të shkaktimi i aksidenteve, ku shume prej vozitësve nuk e bëjnë mend jetën e dikujt që e kanë me vete”, është shprehur ai.
(Kosova Sot)