Shëndetësia kosovare ka rënë poshtë (Video)

  • 15 October 2017 - 11:39
Shëndetësia kosovare ka rënë poshtë (Video)

Shëndetësia kosovare ka rënë në fund të pusit. Vdekjet e fundit nga gazi dhe tash së fundi edhe nga fruthi tregon se në çfarë gjendje është katandisur kjo shëndetësi.

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se shëndetësia kosovare është turpëruar para botës nga fakti se edhe në shekullin e 21 njerëzit në Kosovë ende po vdesin nga fruthi.

Image

 

Ismet Krasniqi. Kjo është një situatë mjerimi dhe shëndetësia ka humbur vlerën tek çdo njeri ngase të vdesin fëmijët në shekullin e 21 nga fruthi dhe mosvaksionimi i tyre kjo është marri për Ministrinë e Shëndetësisë. “Jemi shumë mbrapa ndaj institucionet duhet të marrin masa”.

Image

 

Enver Latifi thekson se kjo nuk do koment fare sepse që të ndodhë në ditët e sotme një ngjarje e tillë është e dhimbshme dhe e turpshme. “Ky është një rast tragjik pa marrë parasysh se fëmijët a janë rom apo shqiptar se të gjithë fëmijët janë njësoj”, është shprehur ai.

Image

 

Ramush Berisha thekson se në këto momente nuk sheh asgjë të mirë që po ndodhë në Kosovë e lëre më në shëndetësi kur njerëzit vdesin dhe askush nuk jep llogari para askuj. “Andaj rasti duhet të gjykohet dhe përgjegjësit të japin llogari”.

Image

 

Gani Mustafa ndërkaq thekson të vdesin sot fëmijët nga fruthi tregon se ku ka rënë shëndetësia kosovare e cila u turpërua para botës. “Ndaj doemos se dikush nga zyrtarët e kësaj ministrie duhet që të jap përgjegjësi para drejtësisë”, është shprehur ai.

 (Kosova Sot)