Vogëlushen e merr gjumi duke ngrënë karrotë (Video/Foto)
Një video ku shihet një vogëlushe të cilën e merr gjumi derisa është duke ngrënë një karrotë ka shpërthyer në Internet.
Në video ajo shihet teksa dremit dhe përpiqet që përkundër kësaj të përtyp karrotën e saj, transmeton Kosova Sot Online.
Në videon, e cila nuk dihet ku është filmuar, vogëlushja është e lidhur për ulësen e saj në makinë ndërkohë që në dorë ka nja karrotë të madhe.
Mirëpo, qepallat e saj fillojnë të rëndojnë më shumë e më shumë dhe pas pak ajo detyrohet të lë karrotën në prehrin e saj dhe të fle gjumë. Për një kohë të shkurtër asaj i bëhet sikur akoma ka karrotën në dorë dhe vazhdon të ngrit dorën tek goja dhe të bëhet sikur akoma është duke kafshuar karrotën e saj. Pas kësaj gjumi e fiton betejën me përpjekjen e saj për ta vazhduar ngrënien e saj.
(Kosova Sot)