Nëna ia djegë revistën djalit të saj 10 vjeçar, thotë se i mëson fëmijët nga kjo moshë si të bëjnë seks anal | VIDEO

  • 15 October 2017 - 17:29
Nëna ia djegë revistën djalit të saj 10 vjeçar, thotë se i mëson fëmijët nga kjo moshë si të bëjnë seks anal | VIDEO

Një grua Miqigani i Shteteve të Bashkuara, ka bërë bujë me të madhe me videon e saj gati 2 minutash kur u ka shpjeguar dhe u ka ka kërkuar prindërve të tjerë që nëse ua shohin revistën “Vogue për adoleshent” fëmijëve të tyre të shkojnë e t’ua djegin menjëherë.

Ajo shihet shumë e frustruar me këtë revistë, e cila sipas saj i mëson fëmijët e moshës 11 vjeçare se si të masturbojnë, si të bëjnë seks anal, e madje edhe si të bëjnë seksin me gjininë e njëjtë.

“Përshëndetje, jam Elizabeta dhe jam aktiviste. Nuk mund ta besojë se çfarë kjo revistë, “Vogue për adoleshent”, copë bërlloku, ka printuar në edicionin e saj të qershorit.

Ata po i mësojnë fëmijët e moshës 11-të deri në 17-të, kjo është audienca e tyre e shënjuar, e revistës “Vogue për adoleshentët”.

Po, ata po i mësojnë fëmijët si të kenë marrëdhënie anale. Ne nuk duhet mësuar, fëmijët, si të kenë seks gjatë periudhës.”

Shikoni se çka ka në këtë revistë për adoleshentët. I mëson fëmijët si të masturbojnë. Gjithçka rreth seksit të homoseksualëve. Lëngu gjinorë.

Prindër, po iu kërkojë të shkoni në pompat lokale të benzinës, në libraritë lokale, dhe në dyqanet lokale, dhe thoni se doni të flisni me pronarin apo menaxherin, dhe kërkoni nga ta të largojnë nga raftet, revistën “Vogue për adoleshentët”, menjëherë. Truri i këtyre editorëve, është në dremitje, dhe tani le t’i çojmë shitjet e tyre në humnerë. “Vogue për adoleshentët” është një gjë pa vlerë, mendjet e editorëve janë të pa vlera, mendjet e autorëve janë të pa vlera, mos i leni fëmijët të lexojnë gjëra pa vlerë.” – është mesazhi i saj që ua ka përcjellë prindërve.

Ajo krejt në fund u ka kërkuar prindërve që nëse pajtohen me ta shpërndajnë videon e saj me thurjen: #PULLTEENVOGUE 

(Kosova Sot)