Diplomacia kosovare e mbushur me militantë partiak (Video)
Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se në stafin e diplomacisë kosovare po dominojnë klanet dhe militantët e të gjitha partive politike në vartësi se cili koalicion po qeverisin me vendin.
Ismajl Muçiqi thotë se diplomacia është e mbushur me militantë partiak që dështuan edhe në diplomacinë ndërkombëtare. “Rast i tillë është Surinami që tërhoqi njohjen”.
Bajrush Ibishi thekson se në të ardhmen duhet që të jemi shumë më të kujdeshshëm me kuadrot që po i delegojnë në diplomaci.
Hamit Gashi thekson se qëndrojmë mbrapa rajonit në aspektit diplomatik. “Unë nuk do të pranoja një detyrë nëse nuk jam profesionist.Andaj ajo që e thonë gazeta juaj mund të jetë shumë reale”.
Kurse Dukagjin Spanca thekson se përdersia na mungojnë rezultatet kjo tregon se kemi të bëjmë me emërimin e njerëzve joadekuat në këto pozita diplomatike. “Ndaj kanë stagnuar njohjet e reja për Kosovën”.
(Kosova Sot)