Rekord i ri: Njoftohuni me veturën më të shpejtë në botë(Video/Foto)
Bota e veturave e ka tanimë një rekordmen të ri sa i përket shpejtësisë pas prezantimit të veturës Koenigsegg Agera RS e cila me këtë rast bëhet vetura më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë.
Prodhuesi suedez i veturave ia rrëmbeu kurorën liderit të deri tanishëm, firmës franceze Bugatti, këtë të shtunë me një testim në një autostradë në Nevada, transmeton Kosova Sot Online.
Agera RS arriti një shpejtësi mesatre prej 277.9miljeve për orë(447.2 km/h) në dy xhirot testuese të saj, duke e thyer rekordin e vitit 2010 prej 267.8 milje për orë i cili ishte vendosur prej Bugatti Veyron Super Sport.
Në xhiron e parë Koenigsegg regjistroi një shpejtësi prej 271.2 milje për orë, përkundër që ishte duke ecur në një rrugë paksa të ngritur dhe në drejtim të kundër me erën.
Gjatë xhiros së dytë, në një tatëpjetë të lehtë dhe me erën në favorin e saj makina regjistroj një shpejtësi prej 284.4 milje për(gati 460 km/h) orë, shpejtësia më e madhe që një veturë e prodhuar ka arritur ndonjëherë.
Rekordin e deri tanishëm prej 270.5 milje në orë e ka mbajtur Hennessey Venom GT i cili u regjistrua në vitin 2014.
Megjithatë Hennesey dështoi ta merr këtë rekord meqë vetura e tij e kompletoj vetëm një xhiro, kurse për të rexhistruar rekordin makina duhet të bëj dy xhiro në të njëjtën rrugë në drejtime të kundërta.
Rekordi i Koenigsegg është i veçantë për faktin se është bërë në autostradë dhe me goma standarde, pra në kushte të zakonshme.
Vozitësi i veturës, lideres së re për shpejtësi, Niklas Lilja, tha: “Nuk isha aspak nervoz. I vetmi shqetësim ishin gomat, meqë e dini se këtë shpejtësi mund të ndodh çfarëdo.. Ta vozitësh në 100 milje për orë është e qetë dhe e lehtë, por të vozitësh në 280 milje është vërtetë e vështirë sepse ka shumë lëkundje.”
(Kosova Sot)