E rrallë: Gjinjët e mëdhenj ia vështirësojnë jetën (VideoFoto)
Një nënë e dy fëmijëve, gjinët e të së cilës kanë filluar të rriten prej moshës tetë vjeçare, ka pranuar të rrëfej se si gjinjët e saj të një madhësie të rrallë, po ia bëjnë të vështirë jetën, transmeton Kosova Sot Online.
Sherid Larkman, nga Trafalgari i Victoria, zbuloi sesi gjinjtë e saj filluan të fryheshin përgjatë adoloshencës së saj duke e detyruar atë të porosit sutjena të veçanta.
Përkundër torturimin nga dhimbjet, gruaja në fjalë tha se ajo po pret për një operacion plastik për ta reduktuar madhësinë e tyre që prej moshës 16 vjeçare.
Duke folur për Today Tonight, nëna e re tha se gjendja e saj do të përkeqësohet akoma më shumë nëse ajo nuk hy në operacion së shpejti.
“ Më kanë shkatërruar jetën. E urrej gjoksin tim...Gjithmonë i kam urrejtur. Unë jam shumë e shkurtër për madhësinë dhe peshën që kanë”, tha ajo.
“Nuk dua të përfundoj e shtrirë në shtrat për shkak të tëndosjes në kurriz që më sjellin gjinjët.
“Me gjoksin e madh vjen edhe shumë dhimbje në shpinë, në krahror... unë jam në fazën e parë të sklerozës së lehtë kështu që gjendja ime do të përkeqësohet nëse nuk ka ndonjë ndryshim shpejt.”
Ajo zbuloi se kur ishte vetëm 10 vjeçare gjoksi i saj kishte madhësi DD, kurse në gjimnaz “eskaloj” në G.
Duke mos parë zgjidhje nga të tjerët ajo ka filluar të mbledhë fonde për të paguar operacionin i cili arrin vlerë deri 14,000 dollarë.
(Kosova Sot)