Qesharake: Qeni xheloz nuk i pëlqen t’i prekin këlyshin (Foto/Video)
Në një video qesharake të postuar në Yotube të premten që shkoi, shihet një qen duke e mbuluar qenushin e saj me këmbë që të mos e prek një grua zëri i të cilës ndihet në sfond, transmeton Kosova Sot Online.
E ëma e qenushit refuzon me çdo kusht që gruaja t’i prekë këlyshin e saj duke ia mbyllur vazhdimisht sytë me dy këmbët e saj dhe herë pas herë duke e shikuar me nervozizëm.
Videoja ka shpërthyer me të madhe në rrjetet sociale duke u shpërndarë e komentuar gjithandej nëpër faqe të ndryshme.
(Kosova Sot)