Babai e lidh dhe rreh me zorrë uji fëmijën, të qarat e tij të këpusin shpirtin (VIDEO)

  • 25 December 2017 - 14:11
Babai e lidh dhe rreh me zorrë uji fëmijën, të qarat e tij të këpusin shpirtin (VIDEO)

Kanë ngjallur mjaft reagime pamjet e publikuara së fundmi në rrjetet sociale, ku një baba nga qyteti i Urfas në Turqi lidhi dhe më pas rrahu me zorrë uji djalin e tij tetë vjeçar.

Mësohet se i babai torturoi fëmijën me pretendimin se ai nuk sillej mirë duke ia lidhur duar dhe këmbë me litar dhe më pas filloi t’a qëllonte me zorrë uji.

Duke mos iu dhimbsur aspak, babai i ndjek fëmijën deri në dhomën e ndenjës pavarësisht të qarave të tij.

 

(Kosova Sot)