Politikanët e papërgjegjshëm po e rrezikojnë shtetin (Foto/Video)
Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se pushtetarët tanë janë të papërgjegjshëm e të pandërgjegjshëm dhe për interesa të tyre personale po e rrezikojnë mbijetesën e shqiptarëve si popull.
Ahmet Kodra thekson se fajtorët janë, presidenti, kryekuvendari dhe kryeqeveritari me sjelljet e papërgjegjshme ndaj miqve, sidomos SHBA-ve. “Deshën anulimin e vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale”.
.Ismail Hamiti thotë se Gjykata speciale ishte gabim. “Pushtetarët po e rrezikojnë shtetin për veten e tyre. Treguan se nuk janë në nivel dhe janë të pakujdesshëm e të papërgjegjshëm”.
Mirsad Krasniqi shprehet se pushtetarët janë të papërgjegjshëm, të pandërgjegjshëm dhe po rrezikojnë mbijetesën e shqiptarëve si popull. “”Atdheu është në rrezik me heqjen e vendimit për gjykatën Speciale por deputetët e ndërgjegjshëm nuk votuan kundër saj”.
Reshat Salihu thekson se vendi po rrezikohet se pushtetarët bëjnë ngritje pagash për vete dhe kabinetin me 72 zëvendësministra.”Për stafin civil premtuan rrije vetëm 4 për qind dhe kjo tregon papërgjegjësinë e pushtetarëve që mendojnë vetëm për vete dhe jo për qytetarët”.
(Kosova Sot)