Kërkohet forcimi i sundimit të ligjit (Foto/Video)
Të anketuarit e “Kosova Sot” presin që në vitin 2018 të kemi liberalizim vizash dhe zhvillim ekonomik e sidomos sundim të ligjit
Faton Halili thotë se nga 2018 pret të ketë më shumë zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale. “Këtij shteti i duhet kjo”.
Enver Rexha pret liberalizim të vizave, në rend të parë, pasi thotë se populli është lodhur.
Faik Gashi ka shpresë se nga viti 2018 do të bëhet më mirë. “Ky refren po na përcjell vite me radhë mirëpo me këto zhvillime politike që po i shohim, jemi skeptik”.
Naim Berisha thotë se nga ky vit pret një vetëdijesim më të madhe nga krerët e institucioneve dhe tek qytetarët për forcimin e shtetit dhe ligjin, pasi pa forcimin ligjit dhe sundimit të tij nuk mund të ketë perspektivë për qytetarët e këtij vendi.
(Kosova Sot)