Qytetarët të pakënaqur me shërbimet shëndetësore (Video)
Të anketuarit e „Kosova Sot“ thonë se përgjithësisht janë të pakënaqur me shërbimet që ofrohen
Zymer Maxharri theksoi se shërbimet shëndetësore janë në mënyrë katastrofale. „Në fillim duhet të rregullohet sistemi dhe në qoftëse rregullohet si pjesë e tij ëshë edhe shëndetësia atëherë mund të kemi një shqëndetësi në nivel. Përndryshe do të kemi probleme“.
Selver Lenjani thotë se kemi profesionistë, por, nuk kanë pajisje as barna.“ Fajin më të madh e mban Minstria e Shëndetësisë, Qeveria, presidenca, Kuvendi, bile edhe depuetetë tanë, të cilat nuk po e bëjnë punën e tyre“.
Muharrem Mavriqi thekson se edhe në shëndetësi, sikur në institucionet tjera, ka të mirë dhe të këqinj. „Gjithçka po ndodhe nga kreu. Pushteti është i kapur dhe asnjë institcuon nuk mund të funksionojë kur pushteti është i kapur“.
Agim Fushtica thekson se kemi një udhëheqës në ministrinë e Shendetësisë që i besoj, pasi gjendja ka qenë shumë e keqe. „Kam shpresë se shpejt do shihen rezultatet“
(Kosova Sot)