Derivatet e naftës janë më të lartat në rajon?(Foto/Video)
Të anketuarit e “Kosova Sot”thonë se çmimet e larta të derivateve të naftës bëhen për shkak se pushteti është i koncentruar se si ta mbush arkën prandaj edhe e ka të shtrenjtë akcizën
Beqir Aliu
Beson se shkak është akciza, TVSH-ja, doganat, pasi buxheti i Kosovës mbushet vetëm nga ato. “Ky është shkak, duke përfshirë edhe tjerat”
Fehmi Sfishta
Theksoi se deri sa te vjen nafta këtu te na ai qe e importon naftën duhet t’i japë haraç qeverisë e pastaj për të nxjerr veten ai duhet me e rrit çmimin. “Pra importi i naftës i nënshtrohet disa barrierave, çka edhe ndikon në çmimin e lartë”.
Besim Hajrizi
Shprehet se tek ne është më shtrenjte, pasi është akciza ajo që ndikon, dhe përmes tyre shteti fiton pak më shumë të hyra. “Pasi nafta është ndër produktet që përdoret më së shumti në Kosovë”.
Bashkim Krasniqi
Thekson se është më e shtrenjtë pasi importohet dhe derisa të vjen këtu ka kosto, prandaj edhe çmimi i saj është i lartë.
(Kosova Sot)