Autobusi shkatërrohet nga një shtyllë që bie nga qielli!(Video)
Një shtyllë e cila u shkëput nga një ndërtesë, shkaku i erërave të forta, ra mbi një autobus duke e shkatërruar
Videoja e CCTV, e filmuar në Shangai më 5 mars, tregon shtyllën e papritur duke rënë mbi një autobus, duke thyer dritaret dhe duke e ndalur atë në mes të rrugës.
Një burrë mund të shihet duke u ulur në autobus kur ndodhi aksidenti, por nuk u plagos.
Sipas lajmeve lokale, shtylla ishte një komponent në pjesën e jashtme të një ndërtese aty pranë. Asnjë viktimë nuk është raportuar dhe rasti është nën hetim.
(Kosova Sot)