Institucionet po tallen me arsimin në Kosovë?(Foto/Video) - TV - Kosova Sot
Institucionet po tallen me arsimin në Kosovë?(Foto/Video)

Institucionet po tallen me arsimin në Kosovë?(Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se shumica e garniturave të pushtetit pas lufte, anashkaluan arsimin duke e sjellë në një pozitë poshtëruese për nga niveli i cilësisë në arsim.

Image

 

Besnik Rexhepi thotë se pa asnjë dyshim se pushtetarët janë tallur me arsimin se edhe18 vite pas lufte ka qenë dashur që të krijohet një bazament për arsimin por nuk është bërë. “Ndaj si pasojë e kësaj i kemi rezultatet zhgënjyese të PISA-s”.

Image

 

Majlinda Hajrullahu thotë se Kosova është përballur me vështirësi të madhe në arsim që ka qenë e trashëguar. “Nga qeveritë e pasluftës që nuk ia dhanë rëndësinë e duhur arsimit shqip duke mos e trajtuar ashtu si duhet”.

Image

 

Isak Syla thekson se nga paslufta e deri më sot të gjitha qeveritë janë tallur me arsimin shqip. “Se çfarë cilësie kemi në arsim nga niveli më i ultë e deri më i larti, e tregojnë rezultatet e  PISA-s”.

Image

 

Hashim Thaçi thotë se shumica e qeverive janë tallur me arsimin shqip por veçanërisht këtë kanë bërë qeveritë e fundit me mësimdhënës e nxënës. “Pushtetarë e bëjnë për interesa të veta të ngushta”.

(Kosova Sot)

2 orë e 35 minuta më parë
10/12/18