Pamje të publikuara për herë të parë: Shikoni paramilitarët serb se si e dogjën shtypshkronjën e “Kosova Sot”

  • 21 mars 2019 - 08:20
Pamje të publikuara për herë të parë: Shikoni paramilitarët serb se si e dogjën shtypshkronjën e “Kosova Sot”

Më 24 mars 1999, në ditën e parë  kur filluan bombardimet e NATO-s, vetëm dy orë pasi që filluan bombardimet, përgjigjja e regjimit të Milosheviqit vjen duke filluar me flakëvënien e djegien, shkatërrimin e mbi 3000 metrave katrorë të hapësirave të shtypshkronjës së gazetës ‘KOSOVA SOT’, me pajisjet më të avancuara në rajon, ku përveç gazetës shtypeshin shumica ose mbi 80% e librave dhe tërë dokumentacionit pedagogjik shkollor: ditarëve, librezave, indekseve dhe materialeve tjera shkollore në gjuhën shqipe.

Image

 

Pra, më 24 mars 1999 regjimi i Milosheviqit zgjodhi jorastësisht të parën pikërisht gazetën dhe shtypshkronjën e gazetës ‘KOSOVA SOT’, si cakun e parë për t`u hakmarrë kundër bombardimeve të NATO-s, pasi që roli dhe ndikimi i gazetës ‘KOSOVA SOT’ ishte një goditje shumë e madhe kundër regjimit kriminel serb të Milosheviqit.

 

E djegien e shtypshkronjës së gazetës “Kosova Sot”, e ka filmuar edhe agjencia botërore e lajmeve, Associated Press.

Image

 

Në kanalin e saj në youtube, AP ka publikuar momentin kur paramilitarët fashist serb ia vunë flakën shtypshkronjës së gazetës “Kosova Sot”. Rreh 40 ushtarë paramilitar të regjimit serb, më 24 mars 1999, në ora 20 kanë hyrë në shtypshkronjë dhe kanë vendosur bombola eksploduese brenda një muaji derisa është djegë në tërësi e gjithë shtypshkronja. Paramilitarët serb, vazhdimisht e kanë ruajtur vendin, në mënyrë që shtypshkronja e gazetës “Kosova Sot” të bëhet shkrumb e hi, gjë kjo e cila dëshmohet edhe në videon e publikuar nga AP, ku shihet ushtari serb duke bërë roje, teksa digjet shtypshkronja e gazetës “Kosova Sot”.

Image

Lexo edhe këtë: Momentet e tmerrit nga djegia e shtypshkronjës së “Kosova Sot”, kjo ishte hakmarrja e Millosheviqit për bombardimet e NATO-s (Foto/Video)

Më poshtë e gjeni videon, ku shihet se si paramilitarët serb dogjën shtypshkronjën e gazetës “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)