Përplasja dramatike: Automjeti fluturon në ajër 14 vjeçarin, pas 4 rrotullimesh bie në…

  • 28 March 2019 - 15:34
Përplasja dramatike: Automjeti fluturon në ajër 14 vjeçarin, pas 4 rrotullimesh bie në…

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një adoleshent përplaset nga një automjet dhe rrotullohet 4 herë në ajër, duke përfunduar në trotuar.

Mrekullisht, 14 vjeçari Ibrahim Ahmed mbijetoi, pavarësisht dëmtimeve të shumta.

Policia po ndiqte të riun, Mohammed Casim Hussain, 20 vjeç, në rrugë dhe gjatë arratisjes, ai përplasi adoleshentin. 20 vjeçari është burgosur për 16 muaj për aksidentin e shkaktuar.

Si nisi ngjarja?

Një njësi e policisë së armatosur pikasi një Volkswagen Golf me ngjyrë argjendi që po ecte në mënyrë të dyshimtë dhe tentoi ta ndalonte atë.

I riu i dha gaz makinës duke ecur me më shumë se 90 km në orë në një rrugë dytësore në qytetin Luton, Bedfordshire të Britanisë.

Menjëherë pas ngjarjes pasditen e 14 marsit, në vendngjarje u thirr ambulanca për të transportuar adoleshentin.

(Kosova Sot)