I preku të pasmet, plas sherri mes 2 vajzave dhe një burri

  • 05 April 2019 - 11:13
I preku të pasmet, plas sherri mes 2 vajzave dhe një burri

Një burrë është arrestuar nga policia në verilindje të Kinës, për shkak të dhunës fizike që kishte ushtruar ndaj dy vajzave të reja. 

Kamerat e sigurisë kanë filmuar burrin 38-vjeç i identifikuar Yang, duke ecur pranë njërën prej femrave të cilës ia prek të pasmet në një market në Changchun në provincën kineze Jilin. 

Por, ky veprim i tij nervozoi shumë vajzat të cilat reaguan ashpër duke e quajtur pervers, i cili menjëherë i sulmoi duke i goditur me shishe të birrës në kokë. 

Në videon e publikuar më poshtë shihen vajzat 24 dhe 25-vjeçe, të cilat mundohen të mbrohen edhe pse ai vazhdimisht i godiste me shishe në kokë.

(Kosova Sot)