Del video, terroristi prek në kokë vajzën e mitur pak para shpërthimit

  • 23 April 2019 - 19:48
Del video, terroristi prek në kokë vajzën e mitur pak para shpërthimit

Kamerat e bizneseve pranë kanë fokusuar një prej terroristëve të Siri Lankës. Të dielën e Pashkëve në 21 prill, si pasojë e shpërthimeve që goditën kishat dhe hotelet luksoze humbën jetën 290 persona dhe mbetën të plagosur mbi 500 të tjerë.

Terroristi shihet që teksa përshkon rrugën ku i afrohet kishës, përkëdhel në kokë një vajzë të mitur dhe më pas vijon rrugën.

Ai shihet duke hyrë në kishën e “Shën Sebastianit” në Negombo, ndërsa mbante në shpinë një çantë të madhe që përmbante një “pajisje”, që ishte projektuar për t’u përdorur për të masakruar adhuruesit e krishterë.

Më parë sot, Ministri i Mbrojtjes, Ruwan Wijewardene i tha parlamentit se dyshimet e para për ngjarjen janë se shpërthimet e koordinuara ishin “një shenjë hakmarrje për sulmin kundër myslimanëve në Christchurch”.

Brenton Tarrant pak javë më parë, në 15 mars masakroi 50 njerëz në dy xhami në qytetin e Zelandës së Re të Christchurch.

Vetë ISIS ka pranuar përgjegjësinë lidhur me ngjarjen.

(Kosova Sot)