Disa myslimanë falen në mes të rrugës, ngjallin reagime e frikë

  • 25 April 2019 - 12:34
Disa myslimanë falen në mes të rrugës, ngjallin reagime e frikë

Skena e faljes së disa myslmianëve në nj rrugë të qytetit Split në Kroaci, ka nxitur reagime të shumta atje.

Siç shkruajnë mediat kroate, një skenë e tillë nuk është e zakonshme në disa pjesë të botës, dhe thonë se në Kroaci kanë nxitur frikë dhe reagime të shumta.

Një politikan kroat, ka thënë se atyre askush nuk do t’ua mohonte që të kryenin ritet e tyre fetare, por një gjë të tillë do të duhej ta bënin në ndonjë hapësirë private, apo në vendet përkatëse ku luten të gjithë myslimanët, shkruan index.hr

Sipas politkanit kroat Martin Pauk, veprime të tilla janë provokime, dhe sipas tij Kroacia nuk ka të bëj fare me emigrantët nga Lindja e Mesme.

Në qytetin e Splitit jetojnë përafërsisht 3000 qytetarë mysliman.

(Kosova Sot)