Momenti kur kamioni përplaset me mbikalimin

  • 30 April 2019 - 19:07
Momenti kur kamioni përplaset me mbikalimin

Ky është moment kur një kamion, i pajisur me një vinç merr përpara një mbikalim për njerëzit.

Ngjarja, që fatmirësisht nuk shkaktoi të plagosur, apo viktima u regjistrua në Sarov të Rusisë.

Struktura e hekurit ra mbi asfalt, por fatmirësisht asnjë automjet nuk u dëmtua.

Mediat e huaja bëjnë me dije se regjistrimi i ngjarjes u bë nga një automjet, i cili ishte duke kaluar në atë rrugë në krah të kundërt kur kamioni u përplas me mbikalimin.

Shoferi që ishte duke regjistruar ndalon para se struktura e hekurit të godiste makinën e tij, duke shpëtuar mrekullisht.

(Kosova Sot)