Vendosi të hidhte një sy brenda, burrit i ngec koka në koshin e mbeturinave

  • 02 May 2019 - 17:28
Vendosi të hidhte një sy brenda, burrit i ngec koka në koshin e mbeturinave

Një ngjarje e pazakontë ajo që i ka ndodhur një burrin në Skoci, të cilit i ngeci koka në një kosh plehrash.

Pamjet qesharake të shpërndara në rrjet, tregojnë njeriun të tensionuar, e me të drejtë, në përpjekje për t’i shpëtuar mbeturinave. 

Në videon e shpërndarë, ai përpiqet të mbulojë fytyrën me e një qese letre që mbante në dorë, ndërsa thotë se kishte ngecur, pasi kishte tentuar të shihte diçka. Për fat të mirë ai arriti të lirohej disa çaste më vonë.

 

(Kosova Sot Online)