Një person futet në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë flakën vetës

  • 30 May 2019 - 11:54
Një person futet në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë flakën vetës

Një person është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ia ka vënë flakën vetes duke u futur në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Ende nuk dihen shkaqet se pse ky person e bëri këtë veprim.

Forcat e sigurisë që sigurojnë Shtëpinë e bardhë ishin shumë të shpejta në reagimin e tyre. Ata arritën të e shuanin zjarrin në trupin e personit dhe pastaj i dhanë atij ndihmën e parë duke i shpëtuar jetën personit I cili u dërgua menjëherë në një spital të afërt.

Këto janë pamjet tmerruese të ngjarjes.

Në oborrin e Shtëpisë së Bardhë ka ndodhur edhe më parë që njerëz të kalojnë gardhin e afërt dhe të futen pa leje. Kjo për arsye se vendi ndodhet në qendër të Washingtonit ku të gjitha rrugët kryesore kalojnë afër saj dhe gardhet nuk janë mjaftueshëm të larta.

(Kosova Sot Online)

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2019/05/29/470668556197608091/636x382_MP4_470668556197608091.mp4