Operacioni i shpëtimit për pas sa nuk u shndërrua në një tragjedi

  • 06 June 2019 - 18:26
Operacioni i shpëtimit për pas sa nuk u shndërrua në një tragjedi

Shpëtimi i një alpinisteje 75-vjeçare nga një helikopter në Arizona për pak sa nuk u kthye në tragjedi.

Kjo pasi në një moment, pajisja e shpëtimit në të cilën ndodhej alpinistja filloi të lëkundej me shpejtësi.

Sipas mediave, një situatë e tillë ndodhi për shkak të turbulencave ajrore, të cilat sipas pilotit të helikopterit Paul Apolinar, ndodhin rrallë.

Për fat të mirë, sipas kapitenit të Phoenix Fire Brigade, Bobby Dubnoë, asnjë lëndim i rëndë nuk u shkaktua.

(Kosova Sot Online)