Video tronditëse: Luhatësja “ndahet në dysh”, dy të vdekur

  • 16 July 2019 - 12:07
Video tronditëse: Luhatësja “ndahet në dysh”, dy të vdekur

Ky është momenti i tmerrshëm kur një luhatëse në një park lojërash në Indinë perëndimore është “ndarë në dysh”, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen dy njerëz dhe janë lënduar 29 të tjerë. 

Incidenti ndodhi të dielën në Parkun e Lojërave të Balvatika pranë liqenit Kanakaria në qytetin Ahmedabad të shtetit Gujarat. 

Videoja e tmerrshme tregon momentin kur pjesa që mbarte ngarkesën, u këput, derisa ishte duke u lëkundur rreth 20 metra mbi tokë.

(Kosova Sot Online)