Fluturon mbi kokat e tyre, momenti kur turistët në Greqi i hapin rrugë aeroplanit

  • 23 July 2019 - 11:13
Fluturon mbi kokat e tyre, momenti kur turistët në Greqi i hapin rrugë aeroplanit

Disa pushues janë detyruar t’i “lirojnë rrugën” një aeroplani, pasi ai po bënte një ulje të ulët në aeroportin Skiathos në Greqi.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për aeroportin i cili zakonisht sheh ulje të ulëta dhe kjo gjë konsiderohet si një nga atraksionet kryesore turistike të ishullit.

Megjithatë, pamjet gjithashtu tregojnë rreziqet e përpjekjes për të bërë një selfie në një situatë të tillë, me një aeroplan që fluturon pak mbi kokat e spektatorëve.

Gjithashtu, ata që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjeve të tilla thonë se fluturimi i British Airlines gjatë javës së kaluar ishte një fluturim veçanërisht i ulët.

(Kosova Sot Online)