Tentuan t’i vidhnin çantën, hajdutët tërheqin zvarrë gruan

  • 29 July 2019 - 12:54
Tentuan t’i vidhnin çantën, hajdutët tërheqin zvarrë gruan

Kalimtarja që ndodhej anash një rruge në Laicester të Anglisë, ka rënë pre e sulmit të dy plaçkitësve me biçikleta, që deshën t’i vidhnin çantën. 

Njëri prej tyre i kapi rripin dhe e rrëzoi gruan në tokë e cila nuk e lëshonte çantën. 

Hajduti e tërhoqi zvarrë atë për disa metra. 

Pasi mbeti për një moment e shtrirë, ajo është ngritur sërish dhe duke u dridhur mblodhi gjërat që iu shpërndanë.

(Kosova Sot Online)