Shqiptari që u bë hit në Amerikë: Kërkon qebap me speca djegës në McDonald

  • 06 gusht 2019 - 16:34
Shqiptari që u bë hit në Amerikë: Kërkon qebap me speca djegës në McDonald

Ndoshta nuk e njihni dhe kjo pasi sapo është bërë protagonist i disa videove komike në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për shqiptarin e njohur në Amerikë si “Angry Baba”, i cili me videon e fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Kjo pasi, i veshur me veshje kombëtare dhe me plis në kokë ai është futur në fast food-in McDonald, ku edhe ka pasur një kërkesë mjaft interesante.

Ai ka kërkuar qebap, ushqim i njohur në trevat shqiptare dhe këtë së bashku me domate dhe speca djegës.

Ndërkohë që siç shihet edhe në video shitësja mezi arrin ta kuptojë kërkesën e tij.

(Kosova Sot Online)