Grabitësit me hanxhar, çifti i pleqve mbrohen me karrige e papuçe

  • 15 August 2019 - 16:10
Grabitësit me hanxhar, çifti i pleqve mbrohen me karrige e papuçe

Një çift fermerësh janë sulmuar nga dy grabitës në jug të Indisë. Ngjarja është regjistruar më 11 gusht në shtëpinë e tyrë në Kadayam të Indisë. Shanmugavel, 75 vjeç ishte ulur në një karrige jashtë shtëpisë së tij kur një prej grabitësve i vë peshqirin në fyt dhe tenton ta mbysë.

Në atë moment gruaja e tij 68 vjeçare, del në oborr dhe nis t’I gjuajë grabitësin me shapkat e lëna në oborr. Grabitësi me hanxhar në dorë thërret dhe shokun e tij që ta ndihmojë. Burrri dhe gruaja fillojnë të gjuajnë grabitësit me maska me cfarë tu dalë përpara karrige, shapka e kova.

Burri arrinn t’i thyejë garbitësit karrigen plastike në kokë. Çifti i të moshuarve arrijnë të largojnë grabitësit e të lajmërojnë policinë.

(Kosova Sot Online)