Kjo shqiptare është mashtruese, shikojeni se si shkon me Mercedes për të kërkuar lëmoshë

  • 31 August 2019 - 10:55
Kjo shqiptare është mashtruese, shikojeni se si shkon me Mercedes për të kërkuar lëmoshë

Një qytetar i Gostivarit ka dërguar një lajmërim dhe disa fotografi, ku tregon se si një grua e cila kërkon lëmoshë rrugëve të qytetit, vjen me një Mercedes nga Shkupi dhe duke mashtruar qytetarët ajo përfiton nga Gostivarasit shuma të majme parash.

Mesazhi i plotë:

“Qytetarë të nderuar, me shumë keqardhje ju them se Gostivari është perplot i mbushur me mashtrues dhe mashtruese si kjo grua! Mesiguri ju është e njohur dhe mesiguri shumica nga ju e keni ndihmuar këtë grua, e cila prezentohet se është nënë e ndarë dhe se nuk ka bukë për fëmijët, ose i duhen para për qiranë që mos e nxjerrin në rrugë . Ajo di të kërkojë edhe nga 50 euro !! Sot rastësisht e pash në Xhaminë e KADRIT gv duke lypur . Për pak minuta duke ndejt para lokalit tim shoh të njejtën duke parkuar Mercedesin e saj me targa te Shkupit , thjesht nuk mund t’iu besoja syve të mi , kërkoj nga un leje parkimi duke harruar se pikërisht nga unë, para një kohe të shkurtër kërkoi lëmoshë , nuk mu besua !!!

Kini kujdes kujt jepni lemosh qytetarë të nderuar. Bëni kujdes kujt i jepni lëmoshë!  

 
Gruaja nga Shkupi shkon me Mercedes në Gostivar për të kërkuar lëmoshë!

Gruaja nga Shkupi shkon me Mercedes në Gostivar për të kërkuar lëmoshë! https://www.tetovasot.com/2019/08/gruaja-nga-shkupi-shkon-me-mercedes-ne-gostivar-per-te-kerkuar-lemoshe-video/

Posted by ts.mk on Friday, August 30, 2019

(Kosova Sot Online)