Momenti i pabesueshëm kur krokodili kanibal 5.5 metra e ha “shokun”

  • 04 September 2019 - 15:00
Momenti i pabesueshëm kur krokodili kanibal 5.5 metra e ha “shokun”

Pamje të pabesueshme janë shkrepur në momentin kur një krokodil 5.5 metra i gjatë e ha për drekë një krokodil tjetër. Kelly Julicher ishte organizatorja e udhëtimit në lumen Adelaide, i cili së bashku me 35 turistë të tjerë e panë ngjarjen.

Ajo i postoi pamjet në rrjetin social Facebook duke shkruar “Sa me fat ishim për t’i kapur këto pamje. Një përbindësh 5.5 metra e fitoi betejën me një krokodil tjetër 4 metërsh. ‘Mëngjes, drekë apo darkë! Mos u kapni me më të madhin”.

Julicher ka thënë se ka parë edhe në të kaluarën krokodilë të cilët i hanë më të vegjlit, por në përmasa të tilla, asnjëherë.

Ajo gjithashtu shtoi se edhe krokodili i madh në fakt kishte shenja në fytyrë, që tregon se “krokodili viktimë” nuk ishte dorëzuar lehtë. 

(Kosova Sot Online)