Kryebashkiakja “turpërohet” nga maskota e pacipë, e kap live nga gjoksi

  • 06 September 2019 - 19:07
Kryebashkiakja “turpërohet” nga maskota e pacipë, e kap live nga gjoksi

Një kryebashkiake në Kili e pa veten në vështirësi kur një maskotë e preku në mënyrë të papërshtatshme gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram.

Videoja po transmetohej në faqen e politikanes Cathy Barriga. Barriga, kryebashkiake e Maipu, po i fliste ndjekësve të saj duke qëndruar pranë maskotës që ishte veshur si Majin Buu, një personazh i serialit “Dragon Ball”.

Në fillim, maskota i vendos dorën në qafë, më pas e kap në gjoks me dorën tjetër.

Por, politikania nuk reagoi keq, por nisi të qeshë dhe e lejoi maskotën që të vazhdojë ta përqafojë.

(Kosova Sot Online)