Hidhet dhe noton në pishinën me peshkaqenë
David Weaver iu dha një dënim, liri me kusht 12 muaj për hedhjen e tij në Aquarium Ripley në qendër të Torontos, por përsëri nuk nguroi dhe njoftoi publikisht se do e bëjë përsëri këtë gjë.
Një turist i cili u hodh i zhveshur në rezervuarin e peshkaqenit të një akuariumi dhe notoi rreth pesë minuta ka thënë se ai do ta bëjë këtë gjë përsëri.
David Weaver, nga Nelson, u hodh lakuriq dhe u bashkua me peshkaqenë në Aquariumin e Ripley në qendër të Torontos.
Weaver madje u urdhërua të dilte nga rezervuari nga rojet e sigurimit, gjë që ai e bëri, por më pas kryen një zhytje mbrapa në ujë.
Rezervuari është plot me peshkaqenë, peshk deti, ngjala dhe breshka.
38-vjeçari pastaj notoi për rreth pesë minuta të tjera përpara se të largohej me një shoqe femër.
Por ai u kap nga policia katër ditë më vonë.
Weaver u deklarua fajtor për një akuzë të shkeljes së ligjit këtë javë.
(Kosova Sot Online)