Video tronditëse: Momenti kur shembet ura dhe...

  • 01 October 2019 - 11:25
Video tronditëse: Momenti kur shembet ura dhe...

Një urë gjigante në portin Nanfangao në verilindje të Tajvanin është shembur mbi barkat e peshkatarëve.

Si pasojë e shembjes së urës  janë lënduar më shumë se 20 persona, kurse ekipet emergjente kanë bërë të ditur se disa persona nuk janë gjetur ende.

Ura 140 metra e gjatë është shembur rreth orës 9:30 sipas kohë lokale, derisa mbi të po kalonte një autocisternë e mbushur me naftë.

Në operacionin e kërkim shpëtimit po përdoren helikopterë, varka dhe qindra ushtarët dhe zhytës.

(Kosova Sot Online)