Personi që pretendon të ketë udhëtuar në kohë: Në vitin 2300 nuk do ketë banka, para dhe luftë

  • 08 tetor 2019 - 10:03
Personi që pretendon të ketë udhëtuar në kohë: Në vitin 2300 nuk do ketë banka, para dhe luftë

Një person i cili pretendon se ka udhëtuar në kohë është rikthyer për të na treguar çfarë do të ndodhë.

Burri, i cili thotë se quhet Gerard Gardner shprehet se udhëtoi përpara me kohë në vitin 2300 dhe ishte në gjendje që të rikthehet.

Në video e postuar nga YouTube Channel Apex TV, Gardner shpjegon se ai ishte një agjent për qeverinë angleze, i cili ishte përfshirë në një program sekret ushtarak në fund të viteve 1980.

Gardner pohoi se qytetet lundruese përdoren në të ardhmen, sepse ato mund të kenë qarkullim më të lehtë dhe të krijojnë më pak ndotje.

Ai tha gjithashtu se e ardhmja është e mbushur me kampe pune, ku dërgohen shkelës të rregullave për të paguar borxhet e tyre ndaj shoqërisë.

Ai gjithashtu pohoi se kriminelët më të këqij në shoqëri e ndërgjegjësojnë vetën në një kompjuter, ku burgosen dhe skllavërohen tërë jetën.

Gardner pretendoi se nuk kishte para, banka dhe luftë në të ardhmen.

(Kosova Soty Online)