Vendosi eksploziv për të vjedhur paratë nga bankomati, hajduti hedh veten në erë

  • 11 October 2019 - 21:27
Vendosi eksploziv për të vjedhur paratë nga bankomati, hajduti hedh veten në erë

Ky është momenti kur hajduti i cili tentoi të vidhte paratë e një banke, duke shpërthyer me eksploziv bankomatin, hedh vetën në erë. 

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që dyert e trasha metalike në afërsi të bankomatit, kanë fluturuar dhjetëra metra larg vendit. 

Hajduti mbeti i vdekur në vend derisa po mundohej ta vendoste eksplozivin e improvizuar në bankomat, duke shpresuar se me të do ta hapte për t’i marrë paratë. 

Ngjarja ndodhi në një banke në qytetin Cheropovec.

(Kosova Sot Online)