I drejton armën viktimës, kur ai kthen kokën befasohet nga ajo që kupton...

  • 13 October 2019 - 10:36
 I drejton armën viktimës, kur ai kthen kokën befasohet nga ajo që kupton...

Ky është momenti kur një hajdut i armatosur tenton të plaçkit një burrë, por në sekondën e fundit e kupton që në fakt ai është një mik i tij të cilit më pas i zgjat më pas  dorën.

Në video shihet se si dy persona në një motoçikletë lëvizin me shpejtësi, në një udhëkryq dhe befasisht ndalet në afërsi të një burri që po qëndronte në trotuar.

E njëri nga dy personat me motoçikletë vrapon në drejtim të tij duke ia drejtuar pistoletën, por në momentin që ai kthehet sulmuesi e kupton që është një mik i tij.

Por, për të shmangur ndonjë keqkuptim hajduti e përqafon “viktimën” dhe më pas largohet.

Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë në një qytet në Argjentinë. 

(Kosova Sot Online)